Pahor: Konferenca ndërqeveritare të fillojë pa shtyrje, ky është rast të cilin BE-ja nuk guxon ta lëshojë
Konferenca ndërqeveritare të mbahet menjëherë pa shtyrje. Ky është rasti të cilin BE-ja nuk guxon ta humbë, është porosia e padyshimtë dhe e drejtpërdrejtë të cilën e tha sot presidenti slloven, Borut Pahor pas takimit me nikoqirin e tij, presidentin e RMV-së, Stevo Pendarovski.
Pahori qartë tha se konferenca nuk guxon të shtyhet sepse kjo mund të shkaktojë inerci të gjithë procesit i cili pastaj do të zgjaste një kohë të gjatë, e kjo, theksoi, do t’i rrezikojë interesat e Maqedonisë së Veriut, të rajonit dhe të BE-së.
Për këtë, nënvizoi Pahori, tani duhet, pa shtyrje, përmes kanaleve të qeta, siç tha, diplomatike, por edhe të hapura, në nivel të BE-së, të gjenden të gjitha rrugët që konferenca ndërqeveritare të fillojë.
“Nuk mund të them se sa është kjo e rëndësishme. Vizita ime këtu nuk është e rastësishme, nuk është rastësi as koha e vizitës. E zgjodha sepse dua si një nga 27 shtetet e BE-së të theksoj se tani është mundësia e vërtetë që të mos shtyhet konferenca ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian. E kuptoj se disa vende fqinje kanë hamendje, por dua që haptas dhe qartë të them se tani është koha e duhur për solidaritet ndërmjet anëtareve të BE-së dhe për gjithë solidaritetin diplomatik që të bëjë gjithçka që konferenca ndërqeveritare të fillojë pa shtyrje. Sllovenia tani nuk i bën thirrje Brukselit që të bëjë hap, por vetëm këtu, në Shkup, veçanërisht të them vetëm për një shtet, sepse ende vlen qasja individuale”, potencoi Pahori në konferencën e përbashkët me Pendarovskin.
Sfida, shtoi, është shumë e madhe, por me diplomaci të shkathtë dhe vendim të fuqishëm të respektohen marrëveshjet e arritura, mund të zgjidhet. Maqedonia e Veriut, potencoi Pahori, vitet e fundit bëri aq shumë që t’i përmbushë të gjitha kushtet e BE-së, kështu që tani do të ishte e pabesueshme të shtyhen bisedimet bilaterale me Unionin.
“E di sa sa e ndjeshme është kjo çështje. Por, kur bllokoni marrëveshje bëhet politikisht më e vështirë të gjendet kompromis”, tha presidenti slloven dhe shtoi “të dyja shtetet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë sepse shtyrja do të nënkuptonte detyrë shumë të rëndë për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme”.
Pahori paralajmëroi se edhe fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e RMV-së do ta shfrytëzojë për disa paralajmërime – se çka mund të ndodhë nëse shtyhet zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast presidenti i Sllovenisë përkujtoi se pas bllokimit të gjatë të Greqisë, politika e Greqisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ishin të afta të gjejnë kompromis me çka përfundimisht u hoq bllokada për afrimin e vendit kah NATO dhe BE. Pastaj, kishte edhe disa vështirësi për zgjidhjen në Bruksel kur mundet shteti të fillojë me bisedimet, por në fund u morr një vendim i tillë.
Presidenti Pendarovski shkurt shtoi se deri në këtë moment nuk ekziston pozicion zyrtar i Bullgarisë me të cilin kërkohet shtyrje e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Dëshiroj ta shoh fundin e procesit të bisedimeve i cili zhvillohet në BE. Nuk do ta komentoja pozicionin fillestar të bisedimeve të Bullgarisë. Kemi qëllim që gjatë kësaj periudhe ta hapim kanalin e komunikimeve me Sofjen. Do të prisja një ose dy javët e ardhshme – se si do të zhvillohet procesi i bisedimeve në Bruksel. Ka sinjale se mund të gjendet kompromis për disa pika. Absolutisht jam i bindur se miqtë tanë bullgarë nuk do të lejojnë të bllokohemi në dhjetor”, theksoi Pendarovski.
Pas konferencës së përbashkët është paraparë që Pendarovski dhe Pahori të vendosin kurora lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”. Pahori pastaj do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa do të ketë fjalim edhe para deputetëve në Shtëpinë Ligjvënëse.
Presidenti slloven gjatë ditës do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Zoran Zaev.
Presidenti slloven Borut Pahor, i cili po qëndron për vizitë zyrtare sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u prit me presidentin Stevo Pendarovski, me ceremoni zyrtare dhe nderime të larta shtetërore.
Pahor dhe Pendarovski së pari realizuan takim sy më sy, pas së cilit kishin takim plenar të delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.
Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në një stërvitje demonstruese të forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampin për stërvitjes në ujë.
Presidenti Pahor gjatë kohës së vizitës është shoqëruar nga Zdravko Poçivalshek, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i zhvillimit ekonomik dhe teknologjisë si dhe nga Matej Tonin, zëvendëskryeministër në Qeveri dhe ministër i Mbrojtjes së Sllovenisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova