Haxhi Kroi, sekretari i përjetshëm i Enver Hoxhës, ka lënë pas një ditar voluminoz. I njohur si “alter ego” e Enver Hoxhës, ditari nuk sjell ndonjë vlerë të veçantë, pasi fsheh të gjitha fatkeqësitë që sistemi komunist i solli shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Megjithatë, ditari përmban të dhëna interesante të asaj kohë. Kështu, për shembull, në shënimin e kursyer të datës 17 janar 1972, Haxhi Kroi ka shkruar se “i ka dërguar shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit. Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë, gjithsej 1900 lekë”.
Shënimi interesant shërben për të kuptuar se sa paguhej numri një në hierarkinë e shtetit komunist. Sipas një llogarie të thjeshtë, ai paguhej 1150 plus 1150 baras 2300 lekë në muaj, ndërsa e shoqja, Nexhmija, 1500 lekë në muaj.
Duhet kujtuar se në atë kohë rrogat për popullin e thjeshtë shkonin nga 300 deri në 450 lekë në muaj për një punëtor të thjeshtë, nga 100 deri në 400 lekë në muaj për një kooperativist (në varësi të normës ditore dhe zonës bujqësore, pasi në veri të vendit kishte kooperativa ku merrej edhe tre lekë për ditë pune, ose më pak se çmimi i një buke gruri që kushtonte katër lekë), 500 deri në 800 lekë në muaj për një arsimtar, 800 deri në 1000 për një inxhinier të kualifikuar etj.
Po çfarë mund të blije me rrogën mujore të Enver Hoxhës?
Me dy muaj rrogë të Enver Hoxhës mund të blije një televizor, që ishte nga elektroshtëpiakët më të kushtueshëm (4000-5700 lekë). Me rrogën vjetore të Enver Hoxhës mund të blije edhe një shtëpi modeste (çmimet e shtëpive varionin nga 20-60 mijë).
Në vitet e fundit të regjimit në Gjirokastër dhe në Tiranë u hapën dy dyqane ku mund të blije mallra cilësore të prodhimit të huaj, por vetëm me dollarë. Televizorët e parë me ngjyra kushtonin 100 dollarë për copë. Në këtë atë Banka e Shtetit e mblidhte dollarin me 7.5 lekë nga qytetarët e thjeshtë.
Të persekutuarit e regjimit komunist, që nuk guxonin t’i afroheshin bankës, i këmbenin dollarët në treg të zi, në kursin një me pesë lekë. /ABC News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
GJUHA SHQYPE

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Thënie të urta nga India: Shtëpi do të thotë grua!
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania