Paga 450 euro, por nuk punojnë! Me këtë titull Radio Evropa e Lirë ka përgatitur një material më 29 gusht të këtij viti, në të cilin disa kompani prodhuese janë ankuar se nuk po gjejnë punëtorë.
Më saktësisht, në raport bëhet fjalë për kompaninë për kultivimin dhe përpunimin e patates në Vushtrri, “Pestova”.
Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie, ka thënë se disa të papunë kanë hezituar të vijnë dhe të punojnë në vjeljen e patateve.
“Njerëzit ankohen se nuk ka punë, por e vërteta është se të gjithë ne po kemi problem të sigurojmë punëtorë. Problemin më të madh e kemi me punëtorët sezonal për vjeljen e patates. Atëherë kur neve na duhen punëtorë, ne nuk jemi duke gjetur punëtorë, edhe pse i kanë pagat shumë të mira, 450 euro, dhe dy herë në ditë kanë ushqim. Unë vetë e kam punuar këtë punë, nuk është punë e vështirë”.
Raporti ka nxitur një debat në forumin e faqes në internet të Radios Evropa e Lirë. Disa nga komentuesit kanë hedhur kritika në adresë të pronarit të kompanisë, duke thënë se deklarata e tij nuk është e saktë.
Një lexues ka kërkuar nga redaksia e Radios Evropa e Lirë të sqarojë orarin e punës, shtesën ditore të pushimit vjetor, pagesën e statusit të pensionit për secilin punëtor…
Një tjetër lexues, i nënshkruar me emrin Kosovari, ka thënë se “rinia në Kosovë do punë, por e do edhe rrogën çdo muaj, e jo çdo 6 muaj”.
Për t’iu përgjigjur kërkesës së ndjekësve të programit tonë, kemi kontaktuar sërish me zotin Kosumi nga kompania “Pestova”, për të sqaruar dilemat që janë ngritur në forum.
“Puna sezonale për vjeljen e patates është gjashtë muaj në vit minimumi; gjatë mbjelljes së patates kjo punë zgjat një muaj e gjysmë, deri në dy muaj, derisa vjelja e patates zgjat 4 muaj. Ata punojnë 8 deri në 12 orë në ditë, varësisht nga kushtet klimatike, por kanë dy orë pauzë gjatë këtij orari të punës”, ka sqaruar zoti Kosumi, duke thënë se “nëse punëtori punon 30 ditë, paga është 450 euro në muaj”.
“Pagat i marrin të rregullta dhe ne paguajmë kontributet 9 për qind për ta, kontributet e rregullta, mund të vini dhe të verifikoni kur të doni. Nëse punon me muaj, punëtori i merr paratë përmes bankës, nëse punon dy – tre ditë, paguhet kesh, por gjithçka regjistrohet”, thotë Kosumi.
Ai ka sqaruar gjithashtu se deri më tash, kjo kompani ka vetëm 5 punëtorë të rregullt në vjeljen e patates, të cilët tash e 13 vjet punojnë. Sipas tij, edhe kur kanë kërkuar ndihmë nga Enti i Punësimit në Vushtrri, nuk kanë arritur të gjejnë të interesuar për punë
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare gjatë viteve të fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë së nga 1.2 milionë forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se mbi 150 mijë është numri i punëkërkuesve të pakualifikuar, mbi 77 mijë i atyre me shkollë të mesme, ndërkaq të kualifikuar janë 22 mijë dhe me arsimim të lartë 6,840 punëkërkues.
Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me 35 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Serbia me 18.9 për qind, Mali i Zi me 18 për qind dhe Shqipëria me 17.9 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare