Paditen penalisht gjashtë persona për vjedhje të rëndë në Maqedoni
SPB e Ohrit ka ngritur padi penale kundër gjashtë personave, ndër të cilët një i mitur, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ''vjedhje të rëndë'', dhe veprën ''vjedhje'' transmeton Telegrafi.
Vjedhjen e kanë kryer nga një vend ndërtimi në rrugën Ohër - Kërçovë, nga ku janë vjedhur shufra metalike, 500kg tel bakri, 20m kabëll elektrike dhe plloça bakri nga elektromotorët, duke përfituar paligjshëm 369000 denarë (afër 6000 euro).
Nga periudha shtator 2015 e deri shkurt 2016, të paditurit, duke përdorur dhunë fizike kanë krye vjedhje të rënda në pesë fabrika, në Novo Sellë - komuna Debarcë, dhe në Ohër./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































