29 ditë pas konstatimit se kryetari i Sarajit Blerim Bexheti duhet të jep llogari, Komisioni Kundër Korrupsionit ka dorëzuar në Prokurori iniciativën për ngritjen e kallëzimit penal lidhur me çështjen e platformave ilegale në Matkë. Kryetarja e këtij komisioni Biljana Ivanovska tha se me dosjen e Bexhetit tani do të merret organi i akuzës.
“Për shkak të mos ndërmarrjes së veprimeve nga ana e tij për heqjen e ndërtimeve pa leje, përkatësisht për mos procedimin e kërkesave për legalizimin e platformave ilegale. Ai e ka zvarritur tërë procesin, duke mos vepruar ndaj asaj kërkesë me ç’ rast iu ka mundësuar shfrytëzuesve të ndërtimeve pa leje që gjatë kësaj periudhe të përfitojnë duke punuar në të zezë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit.
Prokuroria Themelore ka 30 ditë afat ligjor për t’iu përgjigjur Anti-Korrupsionit nëse rekomandimet e bëra në seancën e 5 gushtit, kanë bazë për ndjekje penale të Kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti për dyshime të korrupsionit lidhur me mos veprimin ndaj platformave ilegale në Matkë.
Ndërkaq, Bexheti mbetet në qëndrimin se Kryeministri Zoran Zaev po përdor mekanizmat shtetërorë për t’u hakmarrë kundër tij, për shkak se siç thotë, të refuzimit që i ka bërë një kërkese të Kryeministrit për ndërhyrje në gjyqësor. Ai tha se e ka të gatshme kundër-akuzën dhe kallëzimin penal do ta nisë posa kundër të gjithë formacionit të Anti-Korrupsionit.
“Jo, nuk më kanë informuar ende, për këtë çështje unë jam prononcuar disa herë dhe gjithsesi se në procedurë do e dëshmojmë atë që edhe jam deklaruar për tendencën që kanë pasur. Në kuptimin që nuk është respektuar procedura ligjore, e cila është një e drejtë e çdokujt që të ngrit një procedurë të atillë kur ndihet i dëmtuar”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit.
Sa i përket reagimit të Kryetarit të Sarajit, e para e Anti-korrupsionit tha se është e drejta e tij që të ankohet apo të bëjë kallëzime, duke ia lënë në dorë sistemit të drejtësisë për të vendosur për çdo çështje eventuale kontestuese. Bexheti tha se po i bëjnë hile dhe trysni nga ekzekutivi, andaj kërkoi që edhe legjislativi të ndërhyjë, duke u thirrur se veprimet e tij për çështjen e platformave në Matkë janë konform Ligjit për ndërtim. Ai në konferencën e fundit për media para disa muajsh, pati deklaruar se bëhet fjalë për tri platforma ilegale, dy të rejat dhe terasa e vjetër e restorantit e ndërtuar 10 vjet më parë, kur ai nuk ka qenë në krye të Sarajit./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=0zoWZNX7SCU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova