LAJMI I FUNDIT:

Padi penale për shtatë persona nga Kriva Pallanka për grabitje

Padi penale për shtatë persona nga Kriva Pallanka për grabitje

Policia në Kriva Pallankë deri te Prokuroria Themelore Publike – Kriva Pallankë parashtroi padi penale kundër Z.Z.(33), M.S.(24) M.S.(64), I.K.(34), A.J.(30), I.S.(31) dhe N.U.(27) për shkak të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale “grabitje”, e kryer në fshatin Opila, komuna Rankovce, në shtëpinë e D.T.(93), S.T.(63) dhe L.T.(68) – vajza dhe djali i D.T., duke i dëmtuar megjithatë për 185.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se të paraqiturit më 7 nëntor të vitit 2015, rreth orës 09:00, pas marrëveshjes paraprake kanë arritur në fshatin Opila, në vendin e quajtur Iliinci, komuna Rankovce, ku prejse janë bindur se i dëmtuari S.T., djali i D.T. ka dalur nga shtëpia kanë hyrë në oborr, ndërsa pastaj përmes derës së hyrjes kanë hyrë në dhomën ku ishin vajza e D.T., L.T. dhe D.T. dhe fizikisht i kanë goditur në pjesën e kokës dhe trupit, duke u shkaktuar lëndime trupore, ndërsa pastaj me ngjitëse ua kanë lidhur duart dhe gojën.

Aksion policor në Kriva Pallankë, arrestohen disa persona
Lexo po ashtu Aksion policor në Kriva Pallankë, arrestohen disa persona

Në ndërkohë kanë hyrë edhe dy persona të panjohur, të cilët kanë kërkuar dhe i kanë gjetur paratë (3000 euro, 5000 dollarë dhe 50.000 denarë), pas së cilës të njejtit me paratë e kanë braktisur vendin e ngjarjes. /Telegrafi/