Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim të veçantë ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në takimin që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, bashkëpunimin në fushën e njohjeve të Kosovës, në zona të ndryshme gjeografike ku Franca ka ndikim të veçantë, dhe përgatitjet për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ministri Pacolli, vlerësoi kontributin e Francës në gjithë proceset më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe e njohu mysafirin me pikëpamjet e tij për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, që u vlerësuan mjaft nga bashkëbiseduesi i tij.
Ambasadori Chabert e njohu ministrin Pacolli me vullnetin e palëkundur të vendit të tij dhe të Perëndimit në përgjithësi, për ta mbështetur Kosovën dhe në këtë fazë të zhvillimit të saj. Diplomati francez i i dorëzoi ministrit Pacolli gjithashtu një letër të ministres për Çështje Europiane, Nathalie Loiseau. Në letër, ministrja franceze e falënderonte zotin Pacolli për takimin gjatë vizitës së tij në Paris dhe për shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve gjatë këtij takimi. Në përgjigje të ftesës së zotit Pacolli, ministrja Loiseau shpreh gjithashtu dëshirën e delegacionit francez për të marrë pjesë në festimet e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori shprehu brengën e Francës, si shtet partner dhe mbështetës i Kosovës, për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?