LAJMI I FUNDIT:

Pacolli reagon ndaj pengimit të punës së furrës së një shqiptari në Beograd

Pacolli reagon ndaj pengimit të punës së furrës së një shqiptari në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj pengimit të punës së një furre, pronë e një shqiptari në Beograd.

Siç ka thënë Pacolli, në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare.

Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)

“Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.


Ndryshe, siç kanë raportuar mediat serbe, disa njerëz u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

Po sipas tyre, njerëzit e mbledhur rreth orës 10 të paradites në këtë pjesë të Beogradit, mbanin flamuj serbë dhe ishin duke kënduar këngë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori