LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon mbështetjen gjermane për liberalizimin e vizave

Pacolli kërkon mbështetjen gjermane për liberalizimin e vizave

Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar me homologë të tij nga shtete të ndryshme njohëse dhe jo-njohëse, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar të enjten një takim zyrtar bilateral në selinë e misionit gjerman në OKB me Ministrin e Jashtëm, Heiko Mass.

Gjatë këtij takimi, numri dy i Qeverisë fillimisht e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohjen kryediplomatit gjerman për rolin e shtetit të tij në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

“E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme, Heiko Maas. Në këtë takim zyrtar që patëm në selinë e misionit gjerman në OKB, i shpreha homologut tim, mirënjohjen për rolin gjerman në ndaljen e genocidit, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në mikpritjen e diasporës së madhe kosovare, plotësisht të integruar në vendin e tij”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.


Më pas, të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe mbi mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë dhe rolin që shteti gjerman do ta ketë në këtë proces.

“E informova ministrin, Heiko Maas, me ecurinë e dialogut me Serbinë dhe ai më rikonfirmoi pozicionin e Kancelares Merkel, që e sheh zgjidhjen përfundimtare në përputhje me vlerat europiane, si zgjidhje stabilizuese për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. I kërkova një konvergjencë më të madhe të Gjermanisë me SHBA-të në lidhje me dialogun, duke patur parasysh se vendi i tij është vend udhëheqës i Bashkimit Europian”, është shprehur Ministri Pacolli.

Në vazhdim, numri dy i Qeverisë kërkoi mbështetjen gjermane për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol dhe për njohjen e patentave kosovare të udhëtimit.

“Kërkova ndihmë për liberalizimin e vizave, Interpol-in dhe për njohjen e patentave kosovare të udhëtimit. Ministri Maas më garantoi se për këtë çështje do të veprohej shumë shpejt sipas modelit që Gjermania miratoi me Maqedoninë. Gjermania mbetet si gjithmonë mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ne nuk mund të mendojmë përparimin tonë pa mbështetjen e këtij shteti mik dhe Kancelares Merkel!”, ka vlerësuar Ministri i Jashtëm Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori