Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një konferencë për media ka zbuluar detaje rreth turneun tre ditor zyrtar në Afrikë, ku tha se ka takuar zyrtarë shumë të rëndësishëm.
Pacolli theksoi se Kosova ka nevojë për miq dhe partneriteti me shtetet e botës është mjaft me rëndësi.
“Në kontinentin e Afrikës e kemi një ambasadë, jemi në proces të hapjes të edhe dy ambasadave të tjera. Deri tash kemi pasur 5 vizita gjatë këtij viti. Kam takuar shumë njerëz të rëndësishëm dhe Serbia, nuk do të mund të realizoj planet e saj. Ata janë jashtëzakonisht të informuar për këtë. Me presidentin e Senegalit pata dy takime miqësore, dhe mbështetja e Senegalit do të vazhdoj. Kam takuar dhe shumë president të tjerë…”, tha ai.
Pacolli tha se Kontinenti i Afrikës është me rëndësi për Kosovën dhe është i njoftuar me agresivitetin e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.
“Sa i përket lobimit për njohje nga pesë shtetet e BE, asnjë herë nuk jemi ndalë. Taksa ndaj Serbisë ka vështirësuar pak situatën lidhur me shtetin e Greqisë. Qipro është hidhëruar me ne dhe nuk kemi raporte të mira me të. Besoj që këto shtete do ta njohin një ditë Kosovën. Është një punë e vështirë. Lobimi nuk është një gjë ku shkon dhe e kryen menjëherë. Shembull në Kenia kam qenë 20 herë deri tash, jo vetëm si ministër por edhe si deputet, dhe mund të them që deri më sot kemi arrit në një nivel të mirë që ky shtet ta njeh Kosovën. Kishim një grup të nivelit të lartë të Kenias, dhe duhet të ju them që bota është ndarë në interesa gjeopolitike. Tani është dominimi kinez. Nuk ka rrugë nëpër Afrikë që nuk shihet që një kompani kineze dhe që nuk është e involvuar”, u shpreh ai.
Sipas tij, Rusia ka një influencë të madhe kundër njohjeve të Kosovës.
“Rusia ka një influencë të madhe strategjike, dhe domeni u tyre është mbrojtja. Ata e kanë komplikuar pak situatën…Shtetet që kanë dashur ta njohin Kosovën e kanë njohur atë”, tha ai.
I pyetur se pse nuk i është përgjigjur Komisionit për Punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës, Pacolli tha: “Kam qenë i ftuar katër herë vitin e kaluar. Tash kam qenë i ftuar ta vizitoj në momentin që kam qenë në Ruanda. Më datën 21 prill do të takohem me Komisionin për punë të Jashtme. Insistoj që të takohem me ta. Këtë vit jam takuar njëherë. Nuk është e vërtetë që nuk takohem me Komisionin për Punë të Jashtme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës