Pacientët në një nga spitalet e Wuhanit u është dhënë mishi i breshkave për darkë ndërsa janë në karantinë, si pasojë e virusit vdekjeprurës.

"Vakti i sotëm përfshin mish breshkash të buta", dëgjohhet duke thënë  një person i izoluar në një video të publikuar nga media kineze, transmeton Telegrafi.


Sëmundja ngjitëse, e cila ka mbyt 638 njerëz, u kalua tek njerëzit nga kafshët e egra - veçanërisht lakuriqët dhe gjarpërinjtë, besojnë ekspertët.

24449258 7978611 image a 139 1581094943961

Mishi i breshkave të buta, konsiderohet shumë ushqyese në mjekësinë tradicionale kineze.

Njerëzit besojnë breshkat janë të pasura me proteina dhe mund të ndihmojnë njerëzit e sëmurë të shërohen më shpejt.

24449250 7978611 image a 137 1581094921439

Ato mund të vijnë nga fermat e egra ose ato të mbarështimit dhe zakonisht ziejnë në ujë për të bërë një supë ushqyese. /Telegrafi/

24449256 7978611 image a 136 1581094917550