Pacientët të cilët kanë nevojë ta bëjnë një rezonancë magnetike të kokës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të detyruar të presin mbi 9 muaj.
M. K., 57 vjeçare nga Fushë Kosova duhet të presë deri më 4 tetor 2022 që të kryejë një MRI të trurit për shkak se vuan nga skleroza, sëmundje e cila prekë trurin dhe palcën kurrizore.
M. K., e cila nuk ka dashur të flasë para kamerës së Kallxo.com me frikën se mund ta pësojë, ka thënë që një shërbim i tillë në ndonjë klinikë private do t’i kushtojë shumë shtrenjtë.
Drejtori i Radiologjisë, Bujar Gjikollin, në lidhje me listën e pritjes për rezonancë magnetike është arsyetuar se këto vonesa janë duke u shkaktuar për shkak të numrit të vogël të aparaturave për rezonancë magnetike.
Tutje Gjikolli ka shtuar se aparaturat e rezonancës magnetike mungojnë në Spitalet Regjionale.
“Ku ka kërkesa të shtuara e mundësi të kufizuara atëherë edhe formohet lista e pritjes. Do të vazhdojmë të kërkojmë dhe gjejmë format e punës e bashkë me investime në të ardhmen të zvogëlohet kjo listë. Si menaxhment kemi parashtruar nevojat e klinikës sonë dhe shpresojmë që ato të realizohen. Në ndërkohë, me ardhjen e aparatit të ri të rezonancës magnetike në spitalin e ri për fëmijë, do të kontribuohet në arritjen e këtyre qëllimeve”, ka thënë Gjikolli për Kallxo.com.
Sipas Gjikollit, lista e pritjes për pacientët e hospitalizuar është zero, ndërsa për pacientët emergjent radiografitë ultratingulli, tomografia e kompjuterizuar dhe angiografia me tomografi të kompjuterizuar kryhen bazuar në udhëzimet e specialistëve të mjekësisë emergjente.
“Ne në një periudhë kemi arritur që ta bimë në disa ditë listën e pritjes për pacientët që nuk janë të hospitalizuar, nëse nuk gaboj tash lista është rreth korrikut, është 6-7 muaj d.m.th”, kishte deklaruar Gjikolli në muajin dhjetor.
Sipas Gjikollit, mungesa e aparaturës në këtë klinikë është duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve më shpejtë për pacientët ambulantor pasi që kjo klinikë ka vetëm dy aparatura.
Shërbimi i rezonancës magnetike bëhet vetëm në Klinikën e Radiologjisë në QKUK por jo edhe në spitalet regjionale në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti