Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni së fundmi ka publikuar një këngë të re.
Projekti i ri muzikor i reperit nga Drenica mban titullin “Ike” dhe erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale.
E veçanta e klipit ishte edhe pjesëmarrja e ish të dashurisë ruse të reperit, Ariana Lirey, gjë që konfirmoi se dyshja janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërkohë, kur nuk kanë kaluar ende 24 orë që nga publikimi i këngës tashmë ajo ka arritur në mbi një milion klikime në kanalin zyrtar të Don Xhonit në YouTube.
Ndërkaq, krahas këtij projekti reperi pritet që të sjellë edhe të tjera gjatë sezonit të verës.
Don Xhoni gjithashtu të jetë i pranishëm në koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/