Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, tashmë nëntë vjet me radhë, është një ndër arsyet kryesore të mungesës së investitorëve të huaj në Kosovë. Kështu kanë pohuar zyrtarët e qeverisë dhe ekpsertët për çështje ekonomike.
Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se për shkak të mungesës së energjisë, Kosova më tepër ka promovuar mundësi për investime të investitorëve ndërkombëtarë në vende të rajonit, sesa në Kosovë.
“Problemi më i madh është se në Kosovë vërtet mungon përgjegjësia. Sikur të kishte përgjegjësi dhe të bëheshin kalkulime se sa humb Kosova në këtë drejtim, sidomos sa i përket aspektit ekstern apo imazhit të Kosovës jashtë, vërtet janë shifra shumë të mëdha”, thotë Gërxhaliu.
Edhe Remzi Ahmeti, nga Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja në Kosovë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se pas zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, problem kryesor për investitorët potencialë mbetet pasiguria e furnizimit me energji elektrike.
“Ne kemi paraqitur si problem prioritar furnizimin me energji elektrike. Çka do të ndërmarrë qeveria ose si do ta bëjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, vërtet mbetet një sfidë për të se si do ta zgjidhë këtë problem”, thotë Ahmeti.
Pasiguria me energji mund të jetë një ndër problemet kryesore për investitorët potencialë, thotë edhe ministrja për Energji dhe Miniera, Justina Shiroka Pula.
Ajo thotë se Qeveria e Kosovës është mjaft e interesuar për tërheqjen e investitorëve privatë në Kosovë dhe për këtë arsye qeveria po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm për ta, siç thotë ajo, duke siguruar edhe energji të mjaftueshme.
“Kjo gjendje e vështirë e energjisë, e cila është për momentin në Kosovë, është trashëguar prej viteve të kaluara. Ne, me shumë përkushtim dhe përpjekje, po bëjmë që kjo gjendje e furnizimit me energji në Kosovë të përmirësohet”, u shpreh Shiroka Pula.
Por, Gërxhaliu pohon se shqetësues në këtë aspekt mbetet fakti se ende nuk dihet se çka do të ndodhë në të ardhmen, apo kur konsumatorët do të furnizohen me energji 24 orë pa ndërprerë.
“Ajo që është më shqetësuese nuk është ajo që është duke ndodhur sot, sepse kjo që ndodh sot e ka gjenezën, e ka të kaluarën që nëntë vjet, por është problemi që të stopohet një dukuri e tillë dhe për këtë janë fare pak duke punuar. Siç duket, një dukuri e tillë as që i ineterson dikujt”, thotë Gërxhaliu.
Justina Shiroka Pula pohon se qeveria me mjaft seriozitet e konsideron furnizimin sa më të mirë me energji elektrike. Këtë e dëshmon edhe fakti, thotë ajo, që së fundi qeveria ka miratuar një mbështetje të konsiderueshme financiare prej 80 milionë eurosh për financimin e disa projekteve prioritare në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Me zbatimin e këtyre projekteve, Shiroka Pula thotë se pritet që në vitin 2010 të ketë një përmirësim të energjisë elektrike.
“Ne do të përpiqemi që këto kapacitetet ekzistuese që i kemi, t’i riparojmë, t’i mirëmbajmë, për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ndërkohë që me një import të vogël do të mundohemi që ta plotësojmë mungesën e energjisë elektrike”, thotë Shiroka Pula.
Por, një përmirësim më i dukshëm me energji elektrike do të vërehet vetëm pas ndërtimit të termocentralit ‘Kosova C’, tha Shiroka Pula. Ky projekt, sipas strategjisë, është dashur të fillojë vitin e ardhshëm, por, sipas ministres, vitin e ardhshëm do të zgjidhet kompania fituese për ndërtimin e tij.
Mirëpo, deri në përfundimin e këtij projekti, Kosova do të humbë shumë investitorë, thotë Safet Gerxhaliu.
“Llogaritet që ky projekt të jetë diku në vitin 2015 dhe nëse deri në vitin 2015 ne nuk do të absorbojmë investitorë të huaj potencialë, atëherë ardhmëria e Kosovës do të jetë vërtet absurde; problemet do të jenë shumë më të mëdha, probleme që mund t’i kthejnë mbrapa proceset e deritashme në Kosovë”, theksoi Gërxhaliu.
Ndryshe, sipas ekspertëve të ekonomisë, për shkak të mungesës së energjisë, shpenzimet e bizneseve rriten prej 10 deri në 25 për qind. /Radio Evropa e Lire/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje