Seanca e thirrur nga opozita ndonëse ishte paralajmëruar të nis në orën 19:30, nuk ka filluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kuvendi do të shkojë në pauzë 30 minutshe deri në orën 20:35.


Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 58 deputetë gjë që u pamundëson nisjen e kësaj seance ku nevojiten 61 deputetë.

Këtë seancë po e bojkotojnë deputetët e PDK-së dhe AAK-së, ndërkaq deputetët e Nismës ishin prezent. /Telegrafi/