Amerikani Ronnie Long i ka kaluar 44 vite në burg për një krim që nuk e ka kryer, kurse tani po lufton kundër vendimit që ai të dëmshpërblehet me 750 mijë dollarë - me pretendimin se jeta e tij vlenë shumë më shumë.

Siç raporton CNN, afro-amerikani në vitin 1976 ishte akuzuar se ka përdhunuar një vajzë të bardhë. Trupi gjykues që përbëhej nga gjithë të bardhë, e kishte shpallur fajtor për hyrje të dhunshme në shtëpi dhe përdhunim – kështu u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Telegrafi.


Ai është ankuar disa herë për vendimin, por ankesat e tij janë refuzuar. Në dhjetor të vitit të kaluar, guvernatori i Karolinës së Veriut, e ka falur pasi që gjykata ka konstatuar se ai gabimisht ishte dënuar.

3 17

Gjykatësja Stephany Taker, ka theksuar se është brengosës fakti se si policia qëllimisht kishte “fshehur” provat materiale. Me ligj shteti obligohet që 65-vjeçari t’ia paguaj nga 50 mijë dollarë për çdo vit që e ka kaluar në burg, por kjo shumë është kufizuar në 750 mijë dollarë.

2 23

Në rastin e tij kjo do të thotë se i është paguar shumë për vetëm 15 vitet e kaluar në burg. Jamie Low, avokati i tij, ka thënë se Long është falënderues për shumën, por se ai i kishte kaluar 44 vite në burg.

2524699 roni long ls

Ai ka theksuar se të dy prindërit i kishin vdekur derisa sa ishte në burg, e i biri i tij kishte mbetur pa baba. Low mendon që Long ka merituar shumë më shumë sesa që i ka ofruar shteti. Long shpreson se do ta marrë atë që e meriton – duke besuar se qëllimisht ishte dënuar e arrestuar.

E pas lirimit, Long ka blerë veturën e ëndrrave “Cadilac” – kjo është vetura e parë që e posedon pas 50 viteve. Së bashku me gruan planifikon të blejë edhe një shtëpi të re. /Telegrafi/