Site icon Telegrafi

Pa antibiotik, me ndërgjegje të pastër – pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës nga Perutnina Ptuj?

Shumë persona kur konsumojnë mishin e pulës, nuk kanë njohuri për origjinën e mishit, mënyrën se si janë ushqyer pulat dhe nëse janë përdorur antibiotikë apo mënyra hormonale të rritjes së pulave.

Mos informimi bën që konsumatorët të konsumojnë produkte të mishit të pulës ndaj të cilave janë përdorur teknika hormonale dhe antibiotikë – natyrisht, pa dëshirën e tyre.

Por, të sigurtë ndihen vetëm konsumatorët e Perutnina Ptuj.

Perutnina Ptuj është kompania e parë në regjion që ka marrë certifikatën e prodhimit të mishit të pulës “Pa Antibiotik”, certifikatë kjo që lëshohet nga shtëpia e certifikimeve DNV Adriatica.

Ky certifikim, të cilin mund gjeni në paketimet e mishit të freskët të pulës nga Perutnina Ptuj, garanton se pulat nuk kanë pranuar antibiotikë (e as hormone, apo materiale të tjera me origjinë të kafshëve) në asnjë prej fazave të ciklit jetësor të tyre.

Paketimet e reja të mishit të freskët të pulës nga Perutnina Ptuj përmbajnë logon e certifikimit DNV Adriatica dhe ato janë në kuadër të kampanjës “Pa Antibiotikë, Me Ndërgjegje të Pastër”.

Mbarështimi natyral i pulave dhe rritja në fermat ku ushqehen në mënyrë krejtësisht natyrale bëjnë që Perutnina Ptuj të jetë e vetmja në tregun e Kosovës që sjell mishin e freskët të pulës në tryezat e familjeve tona, me furnizim të rregullt nga Sllovenia, tri herë në javë.

Mishin e freskët të pulës nga Perutnina Ptuj, pa antibiotik dhe pa hormone ju mund ta gjeni në rrjetet e marketeve dhe nën paketimin e ri me certifikimin DNV Adriatica.

Exit mobile version