Jerome Boateng ka vlerësim maksimal për bashkëkombësin e tij, Mesut Ozil.

Ylli i Arsenalit është kritikuar shumë kohëve të fundit për rendimentin e tij gjatë ndeshjeve, duke e ‘gozhduar’ për paraqitje të dobëta.


Por, kështu nuk mendon edhe mbrojtësi i Bayern Munich, Boatang, i cili e ka shok te kombëtarja gjermane.

Sipas Boatengut, Ozil është futbollist i klasit botëror, por nuk po përjeton një periudhë të mirë.

“Ai është lojtar i klasit botëror”, ka thënë fillimisht Boateng për mediat gjermane.

“Çdo futbollist ka periudhat e tij kur nuk i shkon gjithçka në rregull”, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Boateng thekson se Ozil vazhdon të mbetet njëri nga futbollistët më të mirë në botën e futbollit.

“Ai është njëri nga më të mirët në botë”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app