LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së ende të pavendosur nëse do të protestojë nesër

OVL e UÇK-së ende të pavendosur nëse do të protestojë nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ende nuk ka vendosur nëse do të protestojë nesër, kur pritet të mbahet vazhdimi i seancës plenare të mbetur në gjysmë javën që shkoi.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha për KosovaPress, se janë duke biseduar rreth kësaj çështje dhe do po presin realizimin e një takimi me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

“Ne e kemi lënë të bisedojmë. Ndoshta takohemi me kryeparlamentarin. Nuk e di, nesër ose pasnesër, apo ndoshta edhe sonte takohemi me kryeparlamentarin Veselin. Por të shohim si po rrjedhin gjërat”, tha Jashari.


Ai shtoi se do të vazhdojnë të kërkojnë rikthimin e ligjit për Gjykatën Speciale në rishqyrtim në Kuvend, meqë konsiderojnë se po shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Do të kërkojmë rikthimin, sepse ajo është shkelje e Kushtetutës, sepse sipas Kushtetutës të gjitha nacionalitetet janë të barabarta, e në këtë rast po trajtohen vetëm shqiptarët”, shtoi Jashari.

Javën që shkoi drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ndërprenë seancën plenare, meqë kërkonin futjen në rend dite kërkesën e deputetit Nait Hasani, për rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori