LAJMI I FUNDIT:

Osmanit i ndahet titulli “Patroni i Kalasë”, më i larti i qytetit të Beratit

Osmanit i ndahet titulli “Patroni i Kalasë”, më i larti i qytetit të Beratit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka vizituar qytetin e Beratit, me ç`rast kryetari i Bashkisë, Ervin Demo ia ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që e jep ky qytet.

Në një ceremoni të organizuar, në të cilën morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Presidentja Osmani derisa ka pranuar titullin ka theksuar se ky nder që ia bën qyteti i Beratit e ngarkon gjithashtu me përgjegjësi për promovimin e Kalasë dhe trashëgimisë së pasur të Beratit, në përgjithësi.

“Titulli “Patroni i Kalasë”, bart në vete një përgjegjësi të madhe. Ai nënkupton jo vetëm një nder personal, por një angazhim për një kauzë më të madhe siç është mbrojtja e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Kalatë sikurse kjo e Beratit nuk janë thjesht vetëm ngrehina fizike, por traditë dhe krenari e bartur ndër shekuj”, ka theksuar Osmani.


Sipas Presidentes Osmani, kalaja e Beratit është testament i brezave para nesh dhe një trashëgimi botërore që mbrohet nga UNESCO.

“Sikurse Shqipëria edhe Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore, të denjë për UNESCO, organizatë në të cilën synojmë të anëtarësohemi, ndaj përvoja e Shqipërisë në këtë rrugëtim do të jetë mjaft e dobishme për ne”, është shprehur Presidentja në ceremoninë e pranimit të titullit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori