Profesor Shyqri Nimani është ndarë vetëm fizikisht pasi vepra e tij do të jetojë gjithmonë. Kështu u tha sot në mbledhjen komemorative për të nderuar profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani, me ç’rast u mbajt edhe një minutë heshtje.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani teksa vlerësoi lart veprën e Nimanit, u shpreh tha se profesor Nimani po ndahet vetëm fizikisht prej nesh, pasi vepra e jeta e tij do të jetojnë gjatë sa shtetësia e Kosovës.
“Profesor Shyqa siç e quanim të gjithë do ta gjejë paqen në botën e përtejme, duke marrë me vete dashurinë e njerëzve që patën fatin ta njihnin, ta kishin në familje e duke na lënë prapa veprën e jashtëzakonshme artistike pasionin e madh për artin, kujtimin e pasosur si njeri e ëndrrën për të ngjarë sado pak. Rastet e tilla sikur është ndarja prej miq të shquar si profesor Shyqa, njeriu e kupton se ndarja është vetëm dhimbje që na shtyn drejt afrimit më të madh me atë që ata përfaqësojnë dhe me peshën e tyre në jetët tona… Profesor Shyqa po ndahet vetëm fizikisht prej nesh, por pikërisht në këtë ndarje ne e kuptojmë se ai, vepra e tij, personaliteti i tij i jashtëzakonshëm, kontributi i tij për artin përfshirë edhe organizimin e jetës artistike, duke qenë shtytës i madh i krijimit të Galerisë Kombëtare veprat e shumta të dizajnit grafik, mësimet e tij, karligrafia e tij e mbetur dëshmi kohe në deklaratën e pavarësisë. Pra, të gjitha këto bashkë nuk na ndajnë, por na mbajnë të lidhur përjetësisht me të. Ato nguliten thellësisht në kujtesën tonë e në veprimin tonë“, tha presidentja Osmani.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku teksa shprehu ngushëllime për vdekjen e profesor Nimanit, deklaroi se vdekja e tij i ka gjetur në befasi.
Ministri Çeku tha se profesor Nimani ka lënë gjurmë në artin vendor, të cilat sipas tij, institucionet duhet t’i kultivojnë.
“Një shqiptar i devotshëm një njeri i botës që e shihet botën me syrin e një shqiptari pa asnjë kompleks por me shumë mburrje e krenari për historinë e kombit të tij, një personalitet poliedrik që ka punuar në shumë fusha ka lënë shumë vepra e gjurmë jo vetëm në numër, por edhe cilësi e elegancë në shumë stil. Ne natyrisht që na takon që të bëjmë më të mirë tonë si institucione për ta kultivuar këtë trashëgimi që na ka lënë pas”, u shpreh Çeku.
Bashkëpunëtorit i Shyqri Nimanit, profesori Jusuf Buxhovi theksoi se tashmë i ndjeri Nimani ka merita historike për ndërtimin e binarëve të shteti të Kosovës.
Buxhovi tha se Shyqri Nimani është ndër ata që kanë krijuar vepra, të cilat e kanë ndërlidhur identitetin tonë me atë perëndimor.
“Shyqri Nimani nuk do të mbetet në kujtesë vetëm për këtë, kujtoj se ai i takon brezit të intelektual e krijuesve që lirisht mund të quhen brezi i Republikës së Kosovës, brez, i cili në fund të viteve 60’ta, 70’ta, 80’ta e tutje krijoi platformën intelektuale, institucionale e shpirtërore të një rrugëtimi tonë fillimisht kah barazia… Shyqri Nimani është ndër ata, të cilët i takoi merita historike se shtetin e Kosovës ta vënë në binarët historik dhe ajo karligrafia e tij me deklaratën e pavarësisë do ta ruajë imazhin e përhershëm të tij. Unë kujtoj se ky është një nderim i jashtëzakonshëm, të cilin e ka pas fatin ta ketë vetëm Shyqri Nimani nuk e ka pas pse i ka rënë ashtu rastësisht, por se ka qenë një mjeshtër i madh”, tha ai.
E fjalë të mëdha për jetën dhe veprën e Shyqri Nimanit pati edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili Nimanin e quajti si një yll polar.
“Kontributet e gjithë ndryshme të tij shtrihen larg përtej dizajnit karligrafik, dizajni grafik ai ishte edhe sfidues e historian i flaktë i artit që gjurmoi artistët shqiptar gjatë renesancës italiane nëpër Evropë ose edhe gjatë perandorisë osmane, duke na lënë disa monografi mbresëlënëse. Krahas rritjeve të jashtëzakonshme si studiues arti, profesori Nimani kishte po ashtu edhe një shpirt poetik, rrugëtimi artistik e çoi shumë larg atdheut…Nuk ishte ai thjesht vetëm një profesor, por ylli polar për të gjithë ata që e patën fatin me u arsimua dhe aftësua prej tij”, theksoi ai.
Djali i akademikut, Shyqri Nimani, Albani falënderoi të gjithë që po u qëndrojnë pranë në këto ditë të vështira për familjen e tyre, ndërsa kërkoi që ata njerëz të mëdhenj që kanë mbetur, të vlerësohen.
“Edhe si shtet edhe si shoqëri duhet me e dashtë njëri-tjetrin dhe sidomos njerëzit e paktë që kemi dhe po na humbin gjeneratat që i pamë edhe në këtë posterin e teatrit janë komplet historia modern… mendoj se ata që na kanë mbetur me i deshtë dhe me i respektua shumë, me i vlerësuar në mënyrë që të krijojmë bazat e mira edhe për gjeneratat tjera”, tha ai.
Profesor, Shyqri Nimani ka ndërruar jetë dje (22 qershor). E gjatë ditës së sotme, personalitetet kulturore e politike në vend bënë homazhe në nderim të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani.
Profesori Nimani për në banesën e tij të fundit do të përcillet në orën 17:00.
Nimani ka qenë dorëshkruesi i pavarësisë së Republikës së Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë