Osmani uron rizgjedhjen e Macron: Mbështetja e Francës është kyçe për rrugën euroatlantike të Kosovës
Francezët kanë votuar më 24 prill për të zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm.
Pas projeksioneve të televizioneve franceze, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar rizgjedhjen e Emmanuel Macron, në krye të Presidencës së Fracës.
Osmani në Twitter, ka shkruar se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të mardhënieve mes Kosovës dhe Francës.
“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, shkroi Osmani.
Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Ndryshe, fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë./Telegrafi/




























