Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në RTV 21, tha se lideri I partisë së saj, Isa Mustafa ka garuar i vetëm në Prishtinë, pasi sipas saj Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
“Kjo mund të konfirmohet në raundin e dytë, në votat e qytetarëve në ‘Kodrën e Trimave’, që kryeministri Thaçi dhe anëtarë tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbështetur Shpend Ahmetin”, tha Osmani.
Osmani poashtu la të nënkuptohet se edhe mund të bashkëpunojë në qeverisjen komunale, por që ende nuk mund ta thotë me një siguri të plotë këtë gjë.
“Natyrisht që LDK-ja është parti bashkëpunuese, asambelistët e LDK-së do të këmbëngulin që projektet e filluara nga Isa Mustafa të vazhdojnë, por që akoma nuk mund të dalim me ndonjë qëndrim konkret”, tha Osmani.
Ajo poashtu tha se do të kërkojnë llogari për premtimet, siç i ka quajtur, “megalomane” të Shpend Ahmetit, “pasi ai duhet të jap përgjegjësi për secilin premtim të dhënë”.
Ndihmën për Shpend Ahmetin në garën e balotazit të dielen e ka konfirmuar edhe vetë Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Prishtinë, Bujar Cakolli, duke thënë se ka qenë ai dhe PDK që kanë ndikuar që Shpendi të jetë fitues.
Cakolli ka thënë për media se, pa mesazhet e tij, dërguar miqve nëpërmjet të cilave ka kërkuar votën për Shpendin, Vetëvendosje vështirë se do ta merrte Prishtinën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Beteja ligjore e Vetëvendosjes - manovër politike apo sfidë ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata