LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon qytetarët në Podujevë, thotë se edhe tri ditë i ndajnë nga fitorja e LDK-së

Osmani takon qytetarët në Podujevë, thotë se edhe tri ditë i ndajnë nga fitorja e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media ka njoftuar se kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani ka takuar qytetarët në komunën e Podujevës.

Në njoftim thuhet se Osmani është zotuar para qytetarëve se edhe tri ditë i ndajnë nga fitorja dhe nga shkuarja e PDK-së në opozitë.

“Para mijëra simpatizantëve të komunës së Podujevës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar të mërkurën se edhe tri ditë na ndajnë nga fitorja jonë, kur PDK-ja dhe Klani i saj pronto do të shkojnë në opozitë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Osmani ka thënë se nuk do të bëjnë asnjëherë koalicion me PDK-në.

“Ju e dini shumë mirë që kur e kam dhënë besën, kurrë nuk e kam shkelë atë besë. Kurrë koalicion me PDK-në. Kurrë koalicion me regjisorët e Klanit pronto, të cilët me krim e korrupsion, me montazha dhe falsifikime po synojnë ta manipulojnë vullnetit e qytetarëve”, tha ajo.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se “Klani pronto me krim e korrupsion e kanë shkatërruar shtetin dhe e ka vrarë shpresën te rinia jonë”.

Ajo shtoi se janë të kota përpjekjet që me montazha dhe falsifikime të krijojnë përçarje në LDK, sepse “ne jemi më unikë se kurrë”.

“Të nderuar qytetarë të Podujevës dhe krejt Kosovës. Duke i parë gjithë këta përkrahës këtu në Podujevë dhe gjithë Kosovën, unë nuk kam më dyshim në përcaktimin tuaj pro LDK-së. Por kësaj here na nevojitet përkrahje e fuqishme që ta bëjmë ndryshimin e madh. Ju lus që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, sikur në kohën e Presidentit Rugova, për ta jetësuar vizionin e tij për Kosovën shtet demokratik të zhvilluar dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian“, tha ajo./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori