Osmani takon deputeten britanike Kearns, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me deputeten britanike, Alicia Kearns.
Ky takim u zhvilluar në kuadër të Forumit të Dohas.
Ajo thotë se gjatë takimit u diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mënyrat për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Diskutimet në kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në forumin e Doha-s, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë- Britani e Bashkuar. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































