LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurimin e vaksinës antiCOVID

Osmani takohet me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurimin e vaksinës antiCOVID

U.d. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Tomas Szunyog.

Me këtë rast, Szunyog e uroi u.d. presidenten Osmani edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

“Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës.

Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

“U.d. Presidentja Osmani e falënderoi BE për rolin mbështetës të BE-së në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi që tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve. Ajo e siguroi  Szunyog që orientimi zhvillimor do te jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësia, arsimi, mjedisi, si dhe digjitalizimi”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Kalo në kategori