LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me përfaqësuesit e BERZH-it, diskutohet për programin e përbashkët qeverisës LDK-LVV

Osmani takohet me përfaqësuesit e BERZH-it, diskutohet për programin e përbashkët qeverisës LDK-LVV

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Mattia Romani, drejtor Menaxhues për Ekonomi, Politika dhe Qeverisje, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike dhe Neil Taylor, Udhëheqës i Zyrës në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga LDK thuhet se, Osmani i njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it mbi prioritetet zhvillimore të LDK-së, të përfshira në programin e përbashkët qeverisës LDK-LVV me përqendrim të veçantë tek investimet në kapitalin njerëzor përmes shëndetësisë, arsimit dhe sektorit privat.

“Nuk do të investojmë më fondet e buxhetit të Kosovës në autostrada të reja por do të investojmë në potencialin e qytetarëve tonë, veçanërisht në rritjen e punësimit të të rinjve dhe grave kosovare”, ka thënë Osmani gjatë takimit.


Ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it paraqiten projektet aktuale të tyre në Kosovë në sektorin privat dhe atë publik, duke u zotuar që të thellojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme veçanërisht në infrastrukturë, energji dhe zhvillimin e sektorit privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori