LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takohet me Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar të martën me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Teksa ka njoftuar për takimin, Osmani ka thënë se me Lajçakun kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon me theks procesin e dialogut mes dy vendeve.

Osmani: Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë
Lexo po ashtu Osmani: Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë

Ai tutje është shprehur se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për tërë rajonin dhe stabilitetin e Evropës.


“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Ndryshe, Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, është takuar edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Në fokus të bisedimeve ishin aktualitetet lidhur me dosjen evropiane, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe dinamika e brendshme politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori