LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me Ambasadoren e Francës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme

Osmani takohet me Ambasadoren e Francës, diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Sipas njoftimit për media, Osmani e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së, për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Osmani ndër të tjera në këtë takim foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.


 Po ashtu, ajo diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme./Telegrafi/