Thirrjet po bëhen për asnjë më shumë, ndërkohë që sot një grua vdiq pas vrasjes makabre nga i dyshuari, bashkëshorti i saj. Fushata globale e 16 ditëve të aktivizimit, e gjeti Kosovën me edhe një viktimë të dhunës. Presidentja e vendit ka deklaruar se nuk duhet të ketë më tolerime për dhunuesit, e as për gjyqtarët e prokurorët.
Fjalimi i saj, i ministres së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit nisën me ngushëllimet për familjet e thirrje për drejtësi nga ana e autoriteteve.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se rasti i fundit i vrasjes së një gruaje mëngjesin e sotëm, ka tronditur shoqërinë se fenomeni i dhunës mbi baza gjinore mbetet prezencë në familje.
“Sot të gjithë pranuam edhe një lajm të kobshëm në mëngjesin e hershëm një burrë vrau gruan në mënyrën më makabre duke na alarmuar të gjithëve që fenomeni i dhunës në baza gjinore mbetët jashtëzakonisht prezent në shoqërinë tonë. Në këto çaste ne ndajmë dhimbjen dhe shprehim ngushëllimet me të sinqerta për jetën e humbur të bashkëqytetares sonë”, ka deklaruar ajo.
Madje, Osmani e ka quajtur pandemi dhunën mbi baza gjinore, ku tha se kjo mbetet një prej shkeljeve më flagrante të të drejtave të njeriut.
“Nuk mund të ketë tolerancë më për gjykatës e prokurorë neglizhues sepse përballë krimit nuk mund të ketë kompromis e as rrethana lehtësuese, nuk mund të ketë mirëkuptim për dhunuesit sepse për dhunë mirëkuptim nuk ka”.
“Nuk do të pranojmë më argumente për mungesë kapacitetesh sepse përballë një emergjence nacionale siç është dhuna në baza gjinore duhet luftuar me çdo resurs e çdo kapacitet që e kemi në dispozicion”, ka shtuar presidentja.
Më tej, në hapjen e fushatës globale, ajo ka thënë se luftimi i dhunës mbi baza gjinore do të jetë në krye të agjendës së këshillit për demokraci dhe të drejta të njeriut pranë zyrës së saj.
Osmani po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha viktimave që të raportojnë rastet e dhunës, por për këtë ka thënë se institucionet duhet t’u ofrojnë atyre siguri.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar drejtësi për rastin e vrasjes së gruas nga Prishtina.
“Nuk mund të vazhdoj fjalën time pa shprehur ngushëllimet e mija për familjen e gruas së vrarë sot në Prishtinën. Është një grua e vrarë nga bashkëshorti, edhe një rast që na tronditi të gjithëve, kjo na bën që secili prej nesh në rolet dhe përgjegjësitë që kemi të vazhdojmë punën edhe më shumë, edhe më fort që raste të tilla të mos dëgjojmë kurrë më, as edhe një më shumë. Ndërsa, prej këtu kërkojmë drejtësi edhe për gruan e vrarë sot në Prishtinë sikurse për të gjitha viktimat e tjera”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në ndjekjen e rasteve të dhunës.
“Kundër dhunës ndaj grave duhet të jemi të gjithë njëzëri, nuk mund të lejojmë dhunën para syve tanë, nuk mund të lejojmë të shkelën të drejtat e vajzave dhe grave dhe të rrezikohet drejtësia. Institucionet ekzistojnë për qytetarët dhe janë garantues të funksionimit të një shoqërie të civilizuar. Institucionet e drejtësisë ndonëse fatkeqësisht nuk i kemi sonte këtu kanë rol esencial në jetën qytetare dhe duhet të veprojnë duke adresuar secilin rast dhe atë me seriozitet të plotë”.
“Derisa ta bëjmë këtë do të vazhdojmë të flasim pa mbarim dhe zëshëm me qëllim te ndërgjegjësimit të gjithmbarshëm qytetar për të dënuar dhe kundërshtuar dhunën ndaj tjetrit dhe jo vetëm në kuadër të kësaj kampanje”, ka thënë Haxhiu.
Pasditen e së premtes, Haxhiu ka thënë se në rast se institucionet nuk veprojnë, shteti dështon së ofruari mbrojtje për viktimat.
Avokati i Popullit u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë detajet e vrasjes së gruas nga Prishtina.
“Në këtë vit ndodhën shumë raste dhunë ndaj vajzave dhe grave, shqetësuese ka qenë numri i madh i rasteve të dhunimeve seksuale të vajzave dhe atyre të mitura. Gratë dhe vajzat në Kosovë po ballafaqohen me dhunë në baza gjinore, kjo rrit përgjegjësinë institucionale për të ndryshuar këtë realitet të gjithë ne kemi përgjegjësi me vepruar në këtë gjendje të rëndë , të gjithë pa dallim”.
“Ky tubim dhe ato që do të mbahen në ditët në vijim duhet ë ndikojnë që shoqëria dhe institucionet të reflektojnë dhe reagojnë kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj gruas”, ka përfunduar Naim Qelaj.
Fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, do të përfundojë me 10 dhjetor. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe