LAJMI I FUNDIT:

Osmani shpreh ngushëllime për tragjedin në Seul të Koresë së Jugut

Osmani shpreh ngushëllime për tragjedin në Seul të Koresë së Jugut

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul të  Koresë së Jugut, ku si pasojë e festimeve në turmë të festës së Halloween-it, deri më tani kanë humbur jetën 151 persona.

Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twiteer, shprehu mbështetjen për njerëzit e lënduar duke shprehur ngushëllime për familjet e njerëzve që kanë vdekur atje.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. Iu urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, shkroi Osmani.


Presidenti i Koresë së Jugut e ka shpallur një periudhë kombëtare zie. Mediet koreano-jugore raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, derisa të paktën 82 persona u lënduan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori