Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar edhe një herë se në dialog me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial të Kosovës, dhe për pavarësinë e cila është shpallur më 17 shkurt 2008.
Osmani kështu theksoi gjatë një diskutimi në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP), në një bashkëbisedim për të ardhmen e Kosovës me ambasadorin Wolfgang Ischinger, ndërsa u shpreh se Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është e fokusuar që ta paraqesë Kosovën keq ndërkombëtarisht, transmeton Telegrafi.
“Serbia ka refuzuar çdo propozim dhe është fokusuar në fyerje të tmerrshme gjatë procesit të negociatave… Serbia ende po përpiqet ta bëjë Kosovën të duket keq”, tha ajo.
Presidentja shtoi tutje se në dialog asnjëherë nuk do të bisedojnë me Serbinë për disa tema.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial, ne nuk do të ndryshojmë strukturën tonë për të krijuar shtresa të tyre qeverisëse që ngjajnë dhe mund të na çojnë në ‘Republika Srpska’ ose në një republikë tjetër, dhe natyrisht ne nuk do të negociojmë statusin e Kosovës i cili është zgjidhur një herë e përgjithmonë me Deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008″, deklaroi presidentja Osmani.
Ajo ka paralajmëruar aplikimin në organizata ndërkombëtare, mirëpo ka theksuar se një gjë të tillë do ta bëjnë në koordinim të plotë me ShBA-të dhe aleatët në BE.
Duke folur për marrëveshjen e Uashingtonit, Osmani gjatë një organizimi në Gjermani tha se njohja ndërkombëtare e Kosovës është në favor për stabilitetin rajonal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij