LAJMI I FUNDIT:

​Osmani – Radoniqi bisedojnë për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në zgjedhjet lokale

​Osmani – Radoniqi bisedojnë për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për situatën me pandeminë coronavirus dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor të 17 tetorit.

Kryetari i KQZ-së e njoftoi presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve komunale.

Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.


Ndërkaq kryetari Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë zgjedhje të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, fushata zgjedhore zgjat 30 ditë, në këtë rast duke filluar nga 16 shtatori deri më 15 tetor.

Për shkak të situatës së rënduar me COVID-19, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, u është drejtuar krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar që të bien dakord që të shkurtohet në 10 ditë fushata zgjedhore.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka propozuar që fushata të shkurtohet në 5 ditë, ndërsa kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë parti ka një mendim se duhet të diskutohet dhe dakordohen për shkurtim të fushatës. Megjithatë, një qëndrim zyrtar deri më tani nuk e ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e Kosovës më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke kufizuar lirinë e lëvizjes dhe shkurtimin e orarit për gastronominë, pasi vendi ynë po shënon rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 28 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit koronavirus.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori