LAJMI I FUNDIT:

Osmani përkrah kërkesat e infermiereve: Angazhimi juaj, jetik për ruajtjen e shëndetit të popullatës

Osmani përkrah kërkesat e infermiereve: Angazhimi juaj, jetik për ruajtjen e shëndetit të popullatës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, të kryesuar nga Fitim Havolli, kryetar i kësaj organizate sindikale.

Në takimin me ta, Osmani çmoi lart angazhimin e pakursyer të infermierëve në gjithë vendin për ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Në mënyrë të veçantë ajo e theksoi rolin e pazëvendësueshëm të tyre në menaxhimin e pandemisë.


“Puna juaj në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin COVID-19 është tepër e rëndësishme”, tha ajo, thuhet në njoftimin për media.

“Por, krahas këtij trajtimi, komunikimi social dhe aspekti psikologjik, të cilin ju po ua ofroni pacientëve të prekur nga ky virus, është po kështu shumë i rëndësishëm”, nënvizoi  Osmani.

Më tej, Osmani tha se është në dijeni me vështirësitë me të cilat ballafaqohen punonjësit shëndetësorë, në veçanti infermierët, trajtimi i të cilëve nuk është i dinjitetshëm. Ajo i siguroi përfaqësuesit e Sindikatës së Infermierëve se, si kryetare e Kuvendit do të ushtrojë rolin e saj që infermierët të kenë trajtimin e duhur, sidomos tani në kohë të pandemisë.

“Sikur kam nënvizuar edhe më herët, se mostrajtimi me dinjitet i infermierëve dhe i stafit tjetër shëndetësor, konsideroj se afekton jetët e qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.

Përfaqësuesit e sindikatës, nga ane tyre, e njoftuan kryetaren Osmani me angazhimin e tyre gjatë kohës së pandemisë, por edhe me vështirësitë me të cilat po ballafaqohen si profesionistë shëndetësorë, pasi që janë jo vetëm të mbingarkuar, por edhe në numër të pamjaftueshëm, pasi që një numër infermierësh janë prekur tashmë me virusin.

Në mënyrë të veçantë, sindikalistët e shtruan çështjen e moszbatimit të ligjit dhe kompensimin e ulët për orët e kujdestarisë së infermierëve. Prandaj, ata kërkuan zbatim të ligjit si dhe plotësim të tij.

Në fund, Kryetarja Osmani premtoi që do t’u kushtojë vëmendje të veçantë të gjitha çështjeve të ngritura dhe konfirmoi se do t’i adresojë tutje ato. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori