Osmani: Përfundimi i Korridorit 8 do të jetë aspekt shumë i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka prezantuan iniciativën katërpalëshe për lidhjen e përbashkët dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve përgjatë Korridorit 8.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, kjo platformë politike do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm dhe forcimin e sigurisë së rajonit, e veçanërisht do të ndikojë në perspektivën e BE-së për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga takimi që u mbajt dje në Brindizi të Italisë dolën gjashtë konkluzione për drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Iniciativa 8. Sipas një prej konkluzioneve, Korridori 8 ka vlerë strategjike dhe përfundimi i hekurudhës dhe linjës rrugore, dukshëm do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe në përfshirjen më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së.
“Përfundimi i Korridorit 8 do të jetë aspekt shumë i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo platformë për bashkëpunim mes vendeve tona gjithashtu duhet të përdoret që të përshpejtohet procesi jonë dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Krahas kësaj, pres që integrimi të japë rezultate të prekshme, para së gjithash në dobi të qytetarëve, para anëtarësimit të plotë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ministrat u dakorduan se përveç zhvillimit ekonomik, anëtarësimi në BE është gjithashtu katalizator për tejkalimin e çështjeve bilaterale ose rajonale dhe inkurajimin e pajtimit.
Në kontekstin aktual gjeopolitik, “realizimi i shpejtë i Korridorit 8 mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të zbusë ndikimin malinj të palëve të treta, kërcënimet hibride, dezinformatat dhe migrimin e paligjshëm”, theksohet në një nga konkluzionet.
Njëherit, në konkluzionet thuhet se “ministrat nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të mobilizuar mbështetje shtesë financiare për Korridorin VIII dhe për të promovuar mundësitë infrastrukturore për sektorin privat, shoqërinë civile dhe vetëqeverisjen lokale.
Iniciativa që u promovua në Brindizi do të funksionojë në formatin e platformës politike për dialog dhe bashkëpunim dhe ministrat u dakorduan që në të ardhmen e afërt të zhvillojnë takimin e dytë ministror, si dhe forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive nga të katër shtete.
Nga MPJ përkujtojnë se ministri Osmani në fillim të vitit 2021 e prezantoi Iniciativën 8 si ide për platformë të re multidisiplinare ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si një interes strategjik për vendet që janë pjesë e iniciativës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame