Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.
24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë.
46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu.
Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin.
“Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka përkujtuar tutje Osmani.
Gjatë ditës edhe kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familjeje.
Kurti kujton se pas vrasjeve, serbët rrëmbyen edhe kufomat, dhe i zhdukën ato në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.
“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/