LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

Osmani pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Osmani shkroi në Twitter se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë.

Ajo ka ftuar edhe vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut
Lexo po ashtu SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

“Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkroi Osmani.

Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, sanksionet ndaj Dodikut nënkuptojnë se të gjitha pronat, interesat në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori