Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar qytetarët e Istogut.
Osmani para qytetarëve në Istog ka thënë se me fitoren e LDK-së në zgjedhje, përfundon epoka e sundimit të Kosovës, nga siç ka thënë “ata që themelet i kanë në krim dhe korrupsion”.
“Fitorja e LDK-së i dërgon në opozitë sundimtarët që kanë vjedhur besimin tuaj dhe po ju ofrojnë paratë e vjedhura për të blerë besimin tuaj. Praktika e vendeve totalitare kanë treguar që sundimtarët e mbajnë popullin e varfër për t’i sunduar më lehtë, por kjo praktikë përfundon më 6 tetor, me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe fitoren tonë”, tha Vjosa Osmani.
Ajo shtoi se fitorja e LDK-së më 6 tetor do të jetë lajm i mirë për Kosovën dhe aleatët e saj.
“Do t’i tregojmë botës se Kosova nuk është vend i krimit të organizuar, nuk është vend i korrupsionit e nuk është vend i haraçit. Unë kam ardhur sot për të lidhur një besë të re. Lidhja Demokratike e Kosovës, është bashkuar si kurrë më parë për t’u dhënë qytetarëve të Kosovës qeverisjen që ata meritojnë. LDK-ja është alternativa e vetme që ka dëshmuar dhe që garanton ç’kapjen e shtetit. Lufton krimin e korrupsionin dhe e vendosë sundimin e rendit dhe të ligjit”, tha nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.
Sipas Osmanit, më 6 tetor do të ndodhë çlirimi i dytë i Kosovës – kësaj radhe nga kriminelët dhe të korruptuarit.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Duhet ta zëmë kohën që na ka humbur. Qeveria jonë ta nisë punën menjëherë për të garantuar të ardhme të ndritshme republikës dhe për ta jetësuar amanetin e Presidentit Rugova për krijimin e një shteti të fortë, demokratik, në miqësi të përjetshme me SHBA-në dhe BE-në”, shtoi Vjosa Osmani.
Ajo pohoi se qeveria e drejtuar prej saj, do t’ia kthejë Istogut vëmendjen që meriton.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se oponentët e Vjosës të kapluar nga paniku i humbjes po përdorin lloj-lloj metodash e presioni duke u përpjekur të dekurajojnë votuesit.
E kryetari i Istogut, Haki Rugova, e siguroi kandidaten për kryeministre Vjosa Osmani se në këtë qytet do të ketë rritje të votave për LDK-në.
“Istogu ka qenë gjithmonë bastion i LDK-së, kështu do të jetë edhe me 6 tetor e përgjithmonë, pasi istogasit as nuk shiten as nuk blihen”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos