Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është nga vendet me përfaqësim më të madh të grave. Ajo ka theksuar se në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, vendi është udhëhequr nga dy gra.
Në Forumin e Prespës për Dialog, ku është diskutuar për rëndësinë e grave në qeverisje, Osmani ka shtuar se përfaqësimi i grave është prioritet për institucionet.
Në këtë forum që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Osmani është shprehur se pjesëmarrja e grave në politikë është shenjë për mençuri të shoqërisë dhe për vizionin e saj.
“Ne duhet të punojmë shumë për librat e historisë për gratë dhe burrat. Një botë kur takimet e biznesit nga gra, një botë kur e bëjmë barazinë gjinore, një botë në të cilën lajmet me gra në fokus. Ende duhet të punojmë më shumë për barazinë dhe për prezantim të grave në çdo nivel… Është problem kryesor në rajonin tonë. Ne navigojmë në një sistem të vlerave ku lidershipe dhe autoritetet si dhe fuqitë janë të asociuara me maskulizmin dhe me meshkujt. Zakonisht në botë janë meshkujt udhëheqës, ndërkaq femrat shihen si roli mbështetës. Ky lloj perspektivi, ka prezantuar një sfidë të drejtpërdrejt të shumë grave që dëshirojnë të jenë në politikë dhe aktiv në procesin e vendimmarrjeve”, ka deklaruar Osmani.
Më tej, ajo ka shtuar se qëllim i përditshëm duhet të jetë participimi për qeverisje, meqë kontribuon në kualitetin e jetës.
“Jam e lumtur të jap një pikturë pozitive në një shoqëri maskulore, Kosova qëndron në një nga vendet me shumë përfaqësim të grave, 35 për qind të deputetëve janë femra, po aq përqindje në qeveri dhe për 14 vjet të pavarësisë sonë, kemi pasur dy gra presidente. Sot qëndroj para jush duke prezantuar si kryetare e një shteti, e cila është nder. Jeta ime ishte e vështirë. Thonin shumë meshkuj që politika nuk është për femra, thonin se do të dështoj, por ka tri gjëra të cilat… Përkushtim, angazhim dhe guxim. Njeriu duhet të jetë i aftë dhe guximtar të angazhuar për veta, për fëmijët dhe për gratë. Njeriu duhet të ketë pasion për atë dhe punon dhe kur qëllimi nuk është i qartë, nuk është i lehtë”, ka shtuar ajo në Forumin e Prespës për Dialog.
Në Forumin e Prespës për Dialog, kryetarja e shtetit ka theksuar se gratë janë ndër prioritet kulmore të Kosovës.
“Si grua, si shtet që ndan një eksperiencë të dhimbshme që ka dalë nga hiri i luftës, nuk dëshiroj të ndaj vetëm storien dhe historinë e suksesshme me botën, por t’i ftoj të gjithë në këtë hapësirë dhe më gjerë të përfshirë në mënyrë aktive, në një përfaqësim më të barabartë. Nevojiten vendime, sepse ka një dallim mes nevojave, ajo është një sfidë e përgjithshme…Gratë janë ndër prioritet kulmore të Republikës së Kosovës, në linjë me angazhimin tonë për përfaqësim e grave në shoqërinë tonë. Po ashtu, miratuam edhe legjislacion që harmonizon me ligjet tjera që të mundësojë krijimin e politikave”, ka përfunduar Osmani.
Presidentja e Kosovës ka deklaruar se të drejtat e grave nuk negociohen.
Kujtojmë se këtë vit tema e Forumit të Prespës për Dialog është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”. Kjo përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës