LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ndryshimet kushtetuese po kërkohen për çështje tjera, jo për ushtrinë

Osmani: Ndryshimet kushtetuese po kërkohen për çështje tjera, jo për ushtrinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se zvarritja e formimit të ushtrisë së Kosovës, po bëhet me qëllim që ndryshimet kushtetuese të paraqiten si të domosdoshme, dhe në këtë mënyrë të bëhen koncesione të reja me Serbinë.

Osmani e cila ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta bllokojë formimin e ushtrisë, në një intervistë për lajmi.net ka sqaruar ndryshimet e nevojshme ligjore që duhet bërë që Kosova të ketë një ushtri me kapacitete të plota veprimi dhe të gatshme për anëtarësim në Partneritet për Paqe.

Sa i përket emrit të ushtrisë e cila përcaktohet me Kushtetutë, Osmani ka thënë se kjo gjë duhet të përcaktohet kur të jetë momenti më i volitshëm.


Ajo ka thënë se një ushtri nuk e bënë emri, por bëjnë kompetencat, funksioni, misioni, armatimi, dhe elemente të tjera.

Osmani ka thënë se Kosova duhet ta formojë sa ma shpejtë ushtrinë dhe se nuk e ka komoditetin që ta vonojë një gjë të tillë.

“Deri tani i është dhënë tepër rëndësi ndryshimit të Kushtetutës, mirëpo Kushtetuta, saktësisht neni 126, parasheh vetëm emrin (pra Forca e Sigurisë së Kosovës), ndërkaq të gjitha çështjet e tjera janë lënë që të rregullohen me ligj. Një ushtri nuk e bën emri, por e bëjnë kompetencat, funksioni, misioni, armatimi, dhe elemente të tjera, që të gjitha të rregulluara me ligje përkatëse të cilat ne mund t’i ndryshojmë me shumicë të thjeshte, pa bllokadën e pakicës serbe. Natyrisht që e vetmja gjë që do të mbetej e pandryshuar, deri në momentin kur do të pajtoheshin serbët, do të ishte emri”.

“Duhet të ndryshohen dispozitat ligjore që parashohin llojet e armatimit që mund të ketë FSK, pastaj ato dispozita që përcaktojnë misionin e kësaj force duke i larguar kufizimet që kanë ekzistuar deri më tani, të ndryshohen nenet që përcaktojnë kapacitetet dhe numrin e ushtarëve aktivë dhe atyre rezervë, dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me kapacitetet, trajtimet, rekrutimin dhe çdo kufizim tjetër që ka pasur për qëllim të jetë në fuqi vetëm deri në fund të pavarësisë së mbikëqyrur, pra vitit 2012. Sa i përket misioni të kësaj force, ligji për FSK-në duhet të ndryshohet në atë mënyrë që ta parasheh FSK-në si forcë mbrojtëse të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe mbrojtëse e interesave të vendit. Të gjitha këto, pra, mund të bëhen thjeshtë duke ndryshuar ligjet, ndërkaq kurdo që do krijoheshin kushtet, do të ndryshohej edhe emri nëpërmjet nenit 126 në Kushtetutë, por deri atëherë ne do të kishim praktikisht një ushtri të vërtetë me kapacitete të plota veprimi dhe të gatshme për anëtarësim në Partneritet për Paqe”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, Kushtetuta kërkon ndryshimin nëpërmjet votimit të dyfishtë me 2/3, mirëpo për ta shndërruar FSK-në në ushtri në gjithçka përpos emrit, mund bëhet duke ndryshuar të gjitha ligjet që përcaktojnë Misionin, kapacitetet, armatimin dhe të gjitha çështjet e tjera që në praktikë e bëjnë një ushtri.

“Për ndryshimin e ligjeve nuk duhen 2/3. Natyrisht ligjet për interes vital kërkojnë një shumicë më të lartë (edhe pse as ato nuk kërkojnë 2/3, por thjeshtë votim të dyfishtë), mirëpo ligjet për FSK-në nuk bëjnë në këtë kategori”, ka vlerësuar ajo.

“Për të ndryshuar emrin, duhet të ndryshohet neni 126 i Kushtetutës, dhe për këtë kërkohet shumica e dyfishtë me 2/3. Kurdo që krijohen rrethanat për një ndryshim të tillë, duhet të merret parasysh edhe emri kushtetues i Republikës sonë, që do të thotë se emri i ushtrisë do të duhej të jetë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK)”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

Ajo ka komentuar edhe një deklaratë të saj ku ka thënë se “ushtrinë mund të bëjmë brenda ditës”.

“Ndryshimet e nevojshme në ligjet për FSK-në që përcaktojnë misionin, armatimin, kapacitetet, numrin, etj, tashmë janë të gatshme. Pra krejt çka duhet është që ato të votohen. Mendoj që zvarritjet po ndodhin në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të paraqiten kinse të domosdoshme (e që për një ushtri në sensin praktik, ato nuk janë, siç e thashë më herët), dhe duke i paraqitur si të domosdoshme të bëhen koncesione të reja në raport me serbët duke u dhënë të drejta shtesë në shkëmbim të votës së tyre për ndryshim të kushtetutës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori