LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria për negociatat me BE-në nuk është në të mirë të rajonit

Osmani: Ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria për negociatat me BE-në nuk është në të mirë të rajonit

Përderisa kohë më parë autoritetet në Shkup nuk e kishin problem që Maqedonia e Veriut të nis negociatat me BE-në pa Shqipërinë, tani kur shtohen zëra në Union që negociatat duhet të fillojnë vetëm me Tiranën zyrtare, krerët shtetërorë njëzëri shprehen se ndarja nuk është në të mirë të rajonit. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thekson se vendi nuk dëshiron ta pengojë Shqipërinë në procesin e saj integrues, por nëse të dy vendet do të ecnin së bashku do të ishin më të fuqishme. Negociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi në konferencën e përbashkët me Osmanin në Shkup, iu shmang pyetjeve të gazetarëve, por në fjalimin e tij tha se zvarritja e mbajtjes së mbledhjes së parë ndër qeveritare mes BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut humb besimin dhe kredibilitetin e BE-së tek shtetet spirante.

“Ne nuk jemi kundër që Shqipëria t’i fillojë bisedimet, e nuk mendoj se duhet as të kemi pasur dhe as të kemi ndonjëherë pozicion të tillë. Për shkak se rrugëtimi i Shqipërisë drejtë BE-së e ndihmon rajonin, na ndihmon ne. Ajo që themi ne është që Maqedonia e Veriut nuk guxon të mos i fillojë bisedimet sepse ka plotësuar të gjitha kushtet”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

“Sot jemi përballë një fakti, duhet të evitohet patjetër mërzia dhe humbja e besimit ose ajo që quhet lodhje duke pritur. Në fakt duhet përputhur fjalët e mira me veprat. Shtyrjet në një kohe të pacaktuar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare nga marsi i vitit 2020 në Qershor, nga Qershori në dhjetor, nga dhjetori në Qershor në vitin 2021 shton lodhjen dhe në fakt prek sadopak besimin”, tha Zef Mazi, krye negociator i Shqipërisë me BE-në.


Nga ana tjetër edhe përkundër porosive të zyrtarëve bullgarë se Maqedonia e Veriut do ta ketë thuajse të pamundur, të arrijë kompromis me Qeverinë teknike në Bullgari që është dhe kusht për negociatat me BE-në, ministri i jashtëm Osmani thonë se beson në zgjidhje.

“Duhet të punojmë për qershorin me të gjitha kapacitetet që i kemi, të mobilizojmë të gjithë mbështetjen që mund ta fitojmë për qershorin e këtij viti. Dhe prandaj janë këto lëvizje, këto takime që i bëjmë për të fituar këtë mbështetje. Dhe mendoj që Qeveria teknike mund të jetë ajo e cila mund të bëjë një zgjidhje”, u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Megjithatë, ministri i ri i jashtëm bullgar, Svetllan Stoev, deklaroi se nuk do të ndryshojnë pozitat e Bullgarisë në raport me çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori