LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Mërgata shqiptare në Amerikë, forcë shtytëse e proceseve historike

Osmani: Mërgata shqiptare në Amerikë, forcë shtytëse e proceseve historike

Presidentja Vjosa Osmani ka vijuar edhe të dielën takimet me mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.

“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi me mërgatën në SHBA.


Presidentja dje ka vizituar edhe shoqatën “Vatra” në SHBA, derisa ka zhvilluar edhe një takim sot me nxënës e mësimdhënës të shkollave shqipe në Nju Jork.

Ndryshe, presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori