LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit

Osmani: Listën e LDK-së e përbëjnë njerëz që janë të gatshëm për dekriminalizim të shtetit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se lista e LDK-së do të jetë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani, në një lidhje direkte me “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka folur për kandidatët që do të përbëjnë listën e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka thënë se kjo listë do të përmbajë njerëzit që janë të gatshëm të përballojnë sfidat për dekriminalizimin e shtetit.


Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka thënë se lista nuk do të përmbajë persona që kanë probleme me ligjin.

Ajo ka thënë se numri i grave në listën e LDK-së e tejkalon 30%, por sipas saj një numër i madh i grave i janë bashkuar ekipit të saj qeverisës.

“Do të jenë gra profesioniste që kanë arritur me meritë në profesionet e tyre ku janë. Këto gra do të jenë të përfshira në qeveri apo si këshillëdhënëse në qeveri”, tha Vjosa Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori