LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Kyuchyuk: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për përparimin e përgjithshëm ekonomik, politik dhe social të Evropës

Osmani-Kyuchyuk: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për përparimin e përgjithshëm ekonomik, politik dhe social të Evropës

Në vazhdim të agjendës dyditore intensive të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim edhe me bashkëkryesuesin e Komisionit të Përbashkët Parlamentar mes BE-MK, Andreas Schieder, si dhe me raportuesin për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk, njoftojnë nga MPJ.

Temë e pashmangshme e takimeve ishin ngjarjet aktuale të brendshme politike në vend, por në fokus të bisedimeve ishin rrjedhat integruese evropiane në vend dhe tentativat, por edhe mundësitë për të çuar përpara gjithë procesin.

Deputetët theksuan mbështetjen e fuqishme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e papenguar të agjendës evropiane të vendit, miratimin e kornizës negociuese dhe organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ata theksuan rëndësinë e vazhdimësisë së reformave, nevojën për stabilitet të vendit për të krijuar një atmosferë pozitive për fillimin e negociatave. U theksua se koncepti i një shteti multietnik dhe paqësor, i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe dialogut, njihet si sukses unik dhe i madh për Maqedoninë e Veriut dhe është shembull jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë. Duke theksuar aspektin gjeopolitik të rëndësisë së zgjerimit të BE-së në rajon, njëzëri u tha se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së, por edhe për progresin e përgjithshëm ekonomik, politik dhe social të kontinentit.


Në takim, nga ana e raportuesit Kjuçuk, ministri Osmani u njoftua me rrjedhën e përgatitjeve të Rezolutës së re për progresin e vendit, dokument ky që tradicionalisht çdo vit përgatitet nga Parlamenti Evropian.

Gjatë ditës, Osmani u takua edhe me Simon Mordeau, këshilltar diplomatik i kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori