LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Kulhanek: Presim miratimin e shpejtë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Osmani-Kulhanek: Presim miratimin e shpejtë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi video takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek, njoftojnë nga MPJ.

“Ministrat shprehën kënaqësi nga intensifikimi i dukshëm i bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët: u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik; ministrat shprehën kënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes; për bashkëpunimin e suksesshëm dhe pjesëmarrjen çeke në mbrojtjen e kufirit tonë jugor nga migrimi ilegal; ndërsa Osmani shprehi falënderim për donacionet e deritanishme gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Osmani gjatë bisedës iu referua edhe procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe proceseve të brendshme politike të lidhura me agjendën tonë për reforma.


“Mbetemi të përkushtuar në agjendën për reforma, me fokus të veçantë në prioritetet evropiane. Vazhdojmë edhe me aktivitetet për avancimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, kuptohet me fokus te Bullgaria, përmes zbatimit të planit të veprimit për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial dhe mënjanimin e dallimeve që krijojnë mosbesim politik”, theksoi Osmani duke shtuar më tutje se shpreson në vazhdimësinë e dialogut dhe Qeverinë e re në Sofje.

Bashkëbiseduesit shprehën pritje për miratimin sa më të shpejtë të Kornizës negociuese të Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen formale të bisedimeve për aderim, në qershor të këtij viti, gjatë periudhës së kryesimit portugez me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori