Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.
Ky vizitë realizohet me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në Kosovë.
Në mesazhin e saj, presidentja Osmani tha se kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për vendin dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin e Kosovës në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e standardeve profesionale në fushën ushtarake.
“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë”, u shpreh Osmani.
Ky simpozium ndërkombëtar synon të forcojë bashkëpunimin mes forcave ushtarake dhe akademive nga e gjithë bota, duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe standardeve të larta profesionale.


















































