Osmani i konsideron diskriminuese tarifat e propozuara nga ZRRE-ja për shtrenjtim të rrymës, këto janë propozimet që dha ajo
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka dorëzuar komentet e saja lidhur me rekomandimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Osmani ka thënë se struktura tarifore e propozuar nga ZRRE-ja është ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj vetëm një grupi të shoqërisë, përderisa përgjegjësia për rritjen e konsumit është e të gjithëve, shkruan Telegrafi.
“Struktura e propozuar tarifore nga ZRRE, e cila e vë pragun e konsumit në 600kWh/muaj (përtej këtij niveli të konsumit aplikohet rritja e çmimit të energjisë elektrike), rrezikon të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejt me këtë objektiv. Me strukturën tarifore të propozuar, 39% e konsumatorëve shtëpiak do ta bartin barrën e shtrenjtimit të gjithmbarshëm të energjisë elektrike në vend. Edhe përkundër faktit që propozohet që përqindje të caktuara të rritjes së çmimit të energjisë për secilën kategoritë të mbulohen nga subvencioni i qeverisë (duke përfshirë edhe grupin e konsumatorëve mbi 600kWh), struktura aktuale tarifore shihet si ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj vetëm një grupi të shoqërisë, përderisa përgjegjësia për rritjen e konsumit është e përbashkët”, theksohet në komentet e dërguara nga Osmani.
Zyra e Presidentes konsideron se rikthimi në tri bllok tarfia, siç ishte para vitit 2017, do të ishte një trajtim më korrekt ndaj konsumatorëve dhe se kjo do ta shpërndante në mënyrë më të barabartë rritjen e çmimit të rrymës.
“Rrjedhimisht, ZPRK propozon që në strukturën tarifore aktualisht të propozuar nga ZRRE, mos të ketë vetëm një kufi të ndarjes në mes të konsumatorëve, por te shtohen dhe dy blloqe të reja. Një strukturë e tillë tarifore do të ndihmonte që të bëhej dallimi në mes të konsumatorëve që me konsumin e energjisë elektrike mbulojnë nevojat më bazike, konsumatorëve të cilët paraqesin një ekonomi familjare me shpenzime mesatare, dhe konsumatorëve të cilët me raste të caktuara e shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevoja të luksit”, thuhet në komentet e dërguara nga Presidentja Osmani.
Osmani më tej thotë se reduktimi i kërkesës për energji elektrike rezulton edhe në reduktimin e nevojave për import, shkruan Telegrafi.
“Për Presidenten e Republikës së Kosovës, objektiv kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Nisur nga kjo, kërkohet nga ZRRE që, ashtu siç e ka cekur vetë në dokumentin e publikuar, të sigurohet që ´konsultimi publik [të jetë] në qendër të politikave rregullatore efektive. ‘Respektivisht, ZRRE-ja ftohet që me seriozitet të trajtojë komentet dhe rekomandimet e palëve të interesit dhe t’i integrojë ato në mënyrë adekuate në dokumentin final, në mënyrë që struktura e re tarifore të mos jetë diskriminuese dhe e papërballueshme ndaj grupeve të caktuara të konsumatorëve në vend.”, thuhet në komentet e Osmanit.
Shefja e shtetit thotë se i ka kërkuar ZRRE-së që ta shtyjë afatin e zbatimit të strukturës së re tarifore, i cili fillimisht ishte propozuar për datën 1 shkurt (sot). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht