LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Hoxha: BE-ja është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës

Osmani-Hoxha: BE-ja është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Kosovës

Maqedonia dhe Kosova kanë qëllimin e njejtë – anëtarësim në BE dhe duhet të përkrahin njëri-tjetrin në këtë proces nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm, të hapur dhe konstruktiv, tha zv.kryeministri i Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin me ministren e Kosovës për integrim evropian, Dhurata Hoxha.

Në atë kontekst, Osmani ofroi përvojën dhe dijen që Maqedonia ka mbledhur në pjesën e zbatimit të Marrëveshjes për asocim-stabilizim, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe ndihmë ekspertësh, duke theksuar se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Maqedonisë për synimet e tyre euro-atlantike.

Osmani dhe Hoxha e përsëritën dhe përshëndetën nismën për mbajtjen e seancës së përbashkët të qeverive të dy shteteve, në suaza të mekanizmave të vendosur institucional me Marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e integrimeve evropiane, ndërsa u shqyrtuan edhe projektet e përbashkëta në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe mundësinë e vendosjes së doganës së përbashkët.


Zv.kryeministri Osmani konfirmoi se punohet në zbatimin e projektit strategjik në kuadër të IPA-s për bashkëpunim tejkufitar, vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiq, dhe nënvizoi se do të bëjë gjithçka që është nën kompetencat e tij që procedurat të përfundojnë në kohën e duhur, për çka kërkoi përkushtim edhe nga institucionet e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori