Presidentja Vjosa Osmani në një vizitë që ia bëri Komunës së Pejës, ka folur për disa çështje me rëndësi duke përfshirë edhe atë për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).
Osmani në një konference për media bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti është vendim i Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, vota e lirë e deputetit ka shumë rëndësi që të merret në interes të qytetarëve.
“Ajo që dua është që të inkurajoj deputetët që të marrin vendime i cili mbron interesin afatgjate në të mirë të qytetarëve tonë. Të gjithë ne bashkërisht kemi avokuar që një kohë të gjatë që deputeti duhet të ndihet i lirë që të marr vendim në interes të popullit. Jam e bindur që ata do ta kenë parasysh këtë interes kurdo që të votojnë për këtë çështje”, ka thënë Osmani.
E pyetur se ka zëra që Kosova mund të shkoj drejt zgjedhjeve të reja qendrore, ajo tha: “Nuk i kam dëgjuar zërat e tillë. Ndoshta sepse shoh një stabilitet politik në vend, i cili dëshmohet dhe në numrat e Kuvendit të Kosovës por edhe në projektet afatgjate të Qeverisë… Shoh partneritet shumë të mirë të shteteve mike të Kosovës… Kur i shoh të gjitha këto elemente nuk shoh diçka të tillë. Jemi të përkushtuar që ta paraqesim Kosovën e cila ofron stabilitet politike që kërkojnë investitorët”.
Osmani po ashtu u shpreh se përgjatë këtij viti si presidente, në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike.
“Për gjatë këtij viti të parë të mandatit tim, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë. Ashtu siç kam raportuar me informata të sakta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në tetor të vitit të kaluar në Kosovë, numri i incidenteve ndëretnike në Kosovë, ka rënë në 0.03 për qind. Është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero. Askush mos të ngutet të bëj kualifikime që nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton dhe imazhin tonë”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani po ashtu foli edhe për rastin, ku ditë më parë u raportua se disa prej nxënësve të cilit i takonin komunitetit RAE, ishin lënë anash në organizimin e Festës së Abetares në shkollën “Xhemajl Kada”, në Pejë.
Osmani tha se rasti nuk ka qenë ashtu siç është raportuar në media. Ajo tha se janë të përkushtuar që diskriminimi mos të gjej vend në Republikën e Kosovës.
“U njoftova sot nga kryetari i komunës se e vërteta nuk ka qenë fare ashtu siç është paraqitur. Jemi të përkushtuar që diskriminimi mos të gjej vend në asnjë cep të Republikën e Kosovës. Duhet të bëjmë çdo gjë që mos të lejojmë asnjë rast të diskriminimit. Është detyrë e çdo kujt që kudo që shohim raste të diskriminimit të mos lejojmë që të ndodhin”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit