Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse do të synojë një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa mandati i saj aktual po i afrohet fundit.

Në lidhje me këtë Osmani dha një përgjigje ironike duke thënë: “Sa po vendosi që të marrë një pushim, po çohen disa gazetarë, po më sulmojnë e po më bindin mos mu ndal”.


Ndryshe, Osmani përfundon mandatin e saj të parë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për kandidimin e mundshëm, por deklarata e saj konsiderohet si një sinjal i qartë për ambiciet politike në të ardhmen. /Telegrafi/